6.9 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeQeveria vendosi: Viti shkollor 2021/2022 do të fillojë me prezencë fizike

Qeveria vendosi: Viti shkollor 2021/2022 do të fillojë me prezencë fizike

Me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe me miratimin e Komisionit për Sëmundje Infektive, Qeveria e Maqedonisë së Veriut solli vendim që viti shkollor 2021/2022 të fillojë me prezencë fizike dhe me kapacitet të plotë.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska sqaroi se mësimi do të zhvillohet sipas protokolleve të tashme, dhe nëse ndonjë nga fëmijët infektohet me COVID-19, shërbimi epidemiologjik do të vendosë nëse e gjithë klasa do të shkojë në izolim. Ajo po ashtu theksoi se do të ketë përjashtime.

“Vjet kishte mësim në shkolla nga klasa e parë deri në klasën e tretë dhe nuk kishim incidente me përhapjen e virusit. Në interes të nxënësit, shtabi i krizës vendosi, dhe pres që edhe Qeveria ta vërtetojë dhe të fillojmë vitin mësimor me prani fizike. Ka përjashtime me sëmundjet kronike, ndërsa fëmijët në izolim do ta ndjekin mësimin online”, tha Mila Carovska.

Nga Ambasada e parë për fëmijë “Megjashi” theksojnë se sipas hulumtimit të tyre, 5% e nxënësve kanë qenë tërësisht të përjashtuar nga mundësia që të ndjekin mësimin online.

“5% e nxënësve kanë qenë tërësisht të përjashtuar nga mundësia të përfshihen në mësimin online, nuk kanë pasur qasje në kompjuter. 1/3 e nxënësve ndajnë kompjuterin me dikë nga familja, ndërsa 48% kanë kompjuter personal. 68% kanë deklaruar se anë më pak të lidhur me shokët dhe vështirë e kanë të arrijnë miqësi dhe kjo nxit vetminë. 65% u mungon shkolla dhe liria më e madhe”, tha Dragi Zmijanac nga Megjashi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments