8.1 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeQeveria miraton dekret: Pezullohet organizimi i zgjedhjeve të 12 prillit

Qeveria miraton dekret: Pezullohet organizimi i zgjedhjeve të 12 prillit

Pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme dhe masës për orë policore, Qeveria në seancën e sotme ka miratuar dekret me të cilin ka pezulluar të gjitha veprimet për kryerjen e zgjedhjeve parlamentare në Republikën e Maqedonisë Veriore, të planifikuara për 12 Prill 2020.Ky dekret vjen për shkak të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme dhe ndalimin e parandalimin e përhapjes së korona virusit COVID 19 ,dhe se Partlamenti i RMV nuk mund të mblidhet që të zhbëjë vendimin e shpërbërjes së Parlamentit.

Me këtë dekret Qeveria e ka obliguar Komisionin Shtetrorë të Zgjedhjeve që e njëjta ta sigurojë dhe ta ruaj materialin dhe dokumentacionin zgjedhorë, deri në momentin kur të rifillon fushata dhe në momentin kur të kalojë gjendja e jashtëzakonshme.

Në dekretin e Qeverisë thuhet se KSHZ-ja, brenda një dite nga dita e mbarimit të gjendjes së jashtëzakonshme, do të publikojë në faqen e saj të internetit një orar të rishikuar për vazhdimin e veprimtarisë zgjedhore,thuhet mes tjerash në deklaratën e press qendrës qeveritare

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments