11.1 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeAmbasadori i Spanjës i replikon Ramës për VIDEON e rreme: Më vjen...

Ambasadori i Spanjës i replikon Ramës për VIDEON e rreme: Më vjen shumë keq, janë imazhe që nuk kanë të bëjnë fare me vendin tim (FOTO)

Ambasadori i Spanjës në Shqipëri Vicente Canelles, ka replikuar me kryeministrin Rama, në videon e shpërndarë nga ky i fundit ku pretendohej se policia spanjolle shpërndante me dhunë qytetarët e mbledhur në rrugë.

Diplomati Canelles, shkruan se Ambasada e Spanjës në Tiranë është dakort me udhëzimet e qeverisë shqiptare për koronavirusin, por shpreh keqardhjen për shpërndarjen e imazheve që nuk kanë të bëjnë fare me vendin e tij.

“Edi Rama Megjithëse Ambasada e Spanjës është krejtësisht dakort me rekomandimet e Kryeministrit mbi nevojat e respektimit të masave kufizuese për të mirën e shëndetit të të gjithëve, më vjen shumë keq që janë shpërndarë disa imazhe që nuk kanë të bëjnë fare me Spanjën.

Vicente Canelles, Ambasadori i Spanjës”, shkruan në koment diplomati spanjoll i akredituar në Tiranë.

Kujtojmë se, video e shpërndarë nga Rama ishte xhiruar në Algjeri dhe bënte fjalë për një protestë popullore dhe nuk kishte lidhje fare me koronavirusin, siç shkruante kryeministri. Pas reagimeve të shumta që krijoi video e rreme, reagoi vetë dhe kryeministri Rama i cili kërkoi ndjesë publike duke thënë se atë ia kishte dërguar një mik shqiptar nga Italia.

Video e rreme e shpërndarë nga Rama:

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments