13.6 C
Tetovo
E enjte, 9 Maj, 2024
BallinaLajmeQeveria miratoi Propozim ribalancin, i cili synon përkrahjen e ekonomisë dhe qytetarët

Qeveria miratoi Propozim ribalancin, i cili synon përkrahjen e ekonomisë dhe qytetarët

Ekonomia rimëkëmbet dhe për të arritur projeksionin e rritjes prej 4.1%, nevojitet të stimulohet ekonomia, para së gjithash investimet dhe masat antikrizë.

Qeveria miratoi Propozim ribalancin, i cili synon përkrahjen e ekonomisë dhe qytetarët. Ekonomia rimëkëmbet dhe për të arritur projeksionin e rritjes prej 4.1%, nevojitet të stimulohet ekonomia, para së gjithash investimet dhe masat antikrizë.Sot, së bashku me Kryeministrin Zoran Zaev, prezantuam këtë dokument me rëndësi të jashtëzakonshme, me të cilin:1️⃣ Rrisim të hyrat në buxhet, në bazë të arkëtimit të deritanishëm jashtëzakonisht të mirë të të hyrave në vitin 2021, më të larta për 13.9% në raport me vitin e kaluar;2️⃣ Sigurojmë mjete shtesë për masa lidhur me përkrahjen e ekonomisë, shëndetësisë dhe vaksinave, bujqësisë dhe kategorive të ndjeshme3️⃣ Rrisim investimet kapitale për 26.9%Shpenzimet kapitale janë caktuar në vlerë prej 496 milionë euro ose 106 milionë euro më të larta se plani për vitin 2021. Me anë të kësaj, sigurohen mjete për:➡️ Kredi me 0% interes përmes Bankës Zhvillimore për sektorët më të prekur në fushën e turizmit, zejtarisë, hotelierisë, transportit, industrisë së organizimit të ngjarjeve, institucioneve shëndetësore private, etj;➡️ Skema garantuese kreditore përmes Bankës Zhvillimore në periudhën prill-tetor të vitit 2021;➡️ Themelimi i Fondit për përkrahje të hulumtimit dhe zhvillimit përmes Bankës Zhvillimore.Te shfrytëzuesit e buxhetit planifikohet sigurimi i mjeteve shtesë për:1️⃣ Investime kapitale për rikonstruimin e institucioneve shëndetësore publike;2️⃣ Investime kapitale në fushën e mbrojtjes së fëmijëve, siç janë ndërtimi dhe pajisje për kopshtet e fëmijëve në Shën Nikollë, Dibër, Erxheli, Mogilë dhe Rosoman, si dhe vazhdimi i projekteve disavjeçare lidhur me ndërtimin e kopshteve të filluara për fëmijët në Çair, Strumicë dhe Sopishtë;3️⃣ Investime kapitale në fushën sociale, të tilla si rikonstruimi dhe pajisje për shtëpitë e të moshuarve në komunat e Berovës dhe Probishtipit dhe mjete për ndërtim dhe pajisje për qendrat e personave me aftësi të kufizuara në komunat e Çashkës, Bogovinës dhe Vinicës4️⃣ Investime kapitale në fushën e infrastrukturës rrugore, siç janë mjetet për kryqëzimin Sllovenia5️⃣ Mjete shtesë për banesa sociale në Strumicë, si dhe 6️⃣ Rritje të vlerës së mjeteve për zhvillimin rural.?Gjithashtu përmenda disa risi lidhur me këtë buxhet:✅Krijohet nënprogram i ri për zhvillimin e gjelbër, në kuadër të Programit qeveritar për përmirësimin e mjedisit jetësor;✅Sa i përket financimit, do të prezantohen instrumente të reja, të tilla si obligacioni zhvillimor dhe obligacioni i gjelbër ku qytetarët mund të investojnë dhe që do të dedikohen jashtëzakonisht për investime dhe zhvillim (të qëndrueshëm) të gjelbër.✅Së shpejti do të prezantohet Plani për financimin e rritjes së përshpejtuar që do të mundësojë investime të reja dhe vende të reja pune.? Stimuli fiskal për ekonominë dhe qytetarët duhet të vazhdojë derisa ekonomia të rimëkëmbet plotësisht dhe të kthehet në rrugën e rritjes ekonomike. Kjo është një përgjigje e përshtatshme ndaj politikës fiskale lidhur me zhvillimet aktuale dhe është një hap i rëndësishëm në rrugën e stabilizimit dhe rritjes ekonomike.

May be an image of 1 person and indoor
May be an image of one or more people and text
May be an image of text
May be an image of text
May be an image of one or more people and text
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments