Qeveria ka dhënë mendim negativ për Propozimligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor të dorëzuar nga deputetë të partive të vogla si PLD-së, LD-së, DOM-it, “Të Majtës”, VMRO-PP dhe të deputetit të të koalicionit të LSDM-së, Panço Minov.
Në të thuhet se në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë tashmë është formuar grupi interdisiplinar I punës I përbërë nga organe relevante shtetërore, përfaqësues të shkencës, të KSHZ-së, Antikorrupsionit, Entit Shtetëror për Revizion, Agjencisë për Media, përfaqësuesve të OJQ-ve dhe përfaqësues të disa partive politike parlamentare, të cilët janë duke punuar në përpunimin e Kodit të ri Zgjedhor.
Sipas tekstit të mendimit dorëzuar dhe nënshkruar nga Zv/Kryeministri I Parë, Artan Grubi, grupi I punës mbështetet dhe mbikqyret vazhdimisht nga organizata ndërkombëtare që aktivisht e ndjekin procesin zgjedhor në vendin tonë në 20 vitet e fundit.
“Për shkak se procesi I miratimit të Kodit Zgjedhor, në mënyrë të pashmangshme imponon nevojën për konsensus nga të gjitha partitë politike, pas definimit të vendimeve në bazë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, është planifikuar një debat më I gjerë I grupit të punës me parti politike parlamentare, ku do të shqyrtohet edhe propozimi për ndryshimin e modelit zgjedhor” – shkruhet në mendimin e Qeverisë për Propozimligjin për një njësi zgjedhore.
Për këtë shkak, Qeveria nuk jep mendim pozitivb për tekstin e propozuar të Propozimligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor të dorëzuar nga një grup deputetësh dhe I propozon Kuvendit që të mos e miratojë ligjin.
Partitë e vogla propozojnë që në gjithë territorin e vendit të ketë një njësi zgjedhore dhe të hiqet pragu zgjedhor.