6.1 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeQEVERIA e RMV-së: NGA 15 NËNTORI – HYRJA NË LOKALE ME CERTIFIKATË...

QEVERIA e RMV-së: NGA 15 NËNTORI – HYRJA NË LOKALE ME CERTIFIKATË VAKSINIMI

KLUBET E NATËS, RESTORANET PËR DASMA ME 50% TË KAPACITETIT

Hapja e diskotekave me 50% të mbushjes së kapaciteteve, është njëra nga masat e reja që u miratuan nga Qeveria në seancën e fundit. Vendimi, sic thuhet është marrë konform situatës momentale epidemiologjike me propozim të Komisionit për Sëmundje Infektive.

Në komunikatën e Qeverisë thuhet se lejohet organizimi në ambiente të mbyllura i seminareve, kurseve, konferencave e të ngjashme me 50% të mbushjes së kapacitetit të objekteve. Gjithashtu lejohet edhe puna në ambientet e mbyllura të bareve, klubeve të natës dhe objekteve hotelerike që organizojnë dasma e ahengje familjare me 50% të kapacitetit.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi masën sipas së cilës, nga 15 Nëntori, për të hyrë në objekte hotelerike, lokale në pika të karburantit apo kazino qytetarët duhet të paraqesin certifikatën se kanë pranuar dy doza të vaksinave anti-covid ose vërtetimin se kanë kaluar koronavirusin në 45 ditët e fundit.

Një vendim I këtillë I autoriteteve të Maqedonisë së Veriut vjen në kohën kur vendi shënon qindra infektime të reja në nivel ditor dhe dhjetëra viktima.

Instituti për Shëndet Publik njoftoi se nga 18 deri më 24 Tetor janë shënuar 2.704 raste të reja me COVID-19  në 33 qytete të vendit, me rritje për 22.6% krahasuar me javën paraprake, që sipas ekspertëve të shëndetësisë është një tregues se në Maqedoninë e Veriut po fillon përhapja më e madhe e virusit, njëjtë sikurse nëpër vendet e rajonit, Bullgari, Serbi, Rumani, Mal të Zi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments