11.5 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeQeveria e RMV-së: Ata që hyjnë në grevë nuk do të marrin...

Qeveria e RMV-së: Ata që hyjnë në grevë nuk do të marrin rrogë sipas ligjit

Sipas Ligjit për Marrëdhëniet e Punës dhe Kontratës Kolektive për Arsimin Fillor dhe të Mesëm, si dhe për të punësuarit në institucionet publike për përkujdesje dhe edukim të fëmijëve parashkollorë, punëtorëve të cilët janë në grevë do t’u paguhen vetëm kontributet në paga. Kjo buron nga vendimi i SASHK-ut për organizimin dhe mbajtjen e grevës së përgjithshme për promovimin e të drejtave të punëtorëve, dhe në afat prej gjashtë muajsh nga miratimi apo ngritja e pagës minimale. Obligimi ligjor për respektim është gjashtë muaj nga miratimi, përkatësisht rritja e pagës minimale dhe Qeveria, dhe ministritë dhe SSK-ja ende janë duke negociuar brenda këtij afati të përcaktuar me ligj.

Fëmijët dhe nxënësit duhet të vijnë së pari tek ne, sepse prishja e procesit arsimor është në kundërshtim me të drejtat e garantuara me Kushtetutë dhe Ligje. Vendi i nxënësve është në shkolla dhe duhet të ketë klasa.

Qeveria konsideron se është e papërgjegjshme, përkundër zgjidhjes së ofruar për rritjen e pagave në arsim dhe mbrojtjen dhe edukimin e fëmijëve, të vazhdohet grevën dhe të shkatërrohet procesi tashmë i krijuar arsimor në kushtet kur po përballemi me krizë ekonomike dhe shëndetësore. Në radhë të parë duhet të jetë interesi më i mirë i fëmijëve, sepse e drejta për arsimim e çdo fëmije është një e drejtë e garantuar me Kushtetutë. Nxënësit duhet të kthehen në shkollat ​​ku u takojnë, tha qeveria.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments