11.3 C
Tetovo
E mërkurë, 15 Maj, 2024
BallinaEkonomiQeveria e konfirmoi tekstin e Propozim buxhetit plotësues për vitin 2024

Qeveria e konfirmoi tekstin e Propozim buxhetit plotësues për vitin 2024

Qeveria në seancën e sotme e konfirmoi tekstin e Propozim buxhetit plotësues të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024.

Siç kumtoi shërbimi për shtyp i qeverisë, Propozim buxheti plotësues, i propozuar nga Ministria e Financave, paraqet një tekst integral, në të cilin Qevreia, me propozim të Ministrisë së Financave, i inkorporoi amendamentet e pranuara, pas diskutimeve në komisionet kompetente në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa janë bërë edhe ndryshime dhe plotësime të nevojshme në propozim-buxhetin e përcaktuar fillimisht.

Elementet kryesore të Propozimit buxhetit të plotësuar për vitin 2024 janë ridizajnimi i politikës buxhetore dhe konsolidimi fiskal.

Gjatë debatit amendamentues, nga gjithsej 272 amendamente janë pranuar tre amendamente, një nga opozita VMRO-DPMNE dhe dy nga LSDM-ja në pushtet.

Propozim buxhetin e plotësuar të konfirmuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024, Qeveria e dërgon për miratim në Kuvend dhe sipas paralajmërimeve fillimi i diskutimit është caktuar për datën 22 të këtij muaji.

Propozim-buxheti për vitin e ardhshëm peshon 5,5 miliardë euro. Të hyrat e përgjithshme në vitin 2024 janë planifikuar në nivelin prej 310,1 miliardë denarë dhe janë 10 për qind më të larta në krahasim me vitin 2023, ndërsa shpenzimet janë planifikuar në nivelin prej 343,6 miliardë denarë ose rreth 5,8 për qind më të larta në krahasim me vitin 2023. Shpenzimet e përgjithshme janë planifikuar në nivelin prej 343,6 miliardë denarë ose janë 5,8 për qind më të larta se në vitin 2023. Për paga janë projektuar 41,2 miliardë denarë, për mallra dhe shërbime janë planifikuar 25,3 miliardë denarë, për transfere rrjedhëse dhe subvencione 215,3 miliardë denarë. Për transferet sociale janë projektuar 161,1 miliardë denarë, prej të cilave 83,6 miliardë denarë janë për pagesën e pensioneve, ndërsa rreth 13,2 miliardë denarë janë për kompensimet për mbrojtje sociale për shtresat më të rrezikuara të popullatës. Rritja ekonomike është projektuar në nivelin prej 3,4 për qind, ndërsa inflacioni në nivelin deri 3,6 për qind.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments