Rreth 176,7 milionë euro nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), Republika e Maqedonisë së Veriut do t’i shfrytëzojë për nevojat e buxhetit në financimin e masave për stabilizim shëndetësor dhe makroekonomik dhe përmbushjen e nevojave të bilancit të pagesave të cilat dalin nga paraqitja e Kovid-19.
Siç bëri të ditur pres-shërbimi qeveritar, sot në mbledhjen e Qeverisë është sjellë Dekret me fuqi ligji për huamarrjen e shtetit tonë nga FMN-ja për mbështetje financiare nga Instrumenti për financim të shpejtë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme./MIA