12.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeGjilani komunë e Kosovës ofron internet falas në qytet e deri tek...

Gjilani komunë e Kosovës ofron internet falas në qytet e deri tek fshatrat e thella

Nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli ka njoftuar se në këtë komunë është duke u instaluar platforma free wifi nëpër tërë qytetin dhe nëpër fshatra të thella të kësaj komune.

Gjatë ditës së djeshme Ismajli ka njoftuar se kjo platformë po bëhet për herë të parë në Kosovë dhe se po bëhet për të mbështetur fushatën #rriNshpi.

Përveç qytetit të Gjilanit, internet pa pagesë do të ketë edhe në fshatarat e thella.

”Mbështetja më e veçantë që vie përgjatë këtyre ditëve është platforma falas e rrjetit wifi nëpër gjithë qytetin dhe nëpër fshatra të thella. Krejt kjo punë po vie falë kompanisë “Telkos net”, apo siç e kemi njohur deri më tani, “Orange net” e cila po e lanson platformën e quajtur free zone në Komunën e Gjilanit”, ka shkruar Ismajli.

Postimi i plotë i Arbër Ismajlit:

Të dashur qytetarë,

Mbështetja më e veçantë që vie përgjatë këtyre ditëve është platforma falas e rrjetit wifi nëpër gjithë qytetin dhe nëpër fshatra të thella. Krejt kjo punë po vie falë kompanisë “Telkos net”, apo siç e kemi njohur deri më tani, “Orange net” e cila po e lanson platformën e quajtur free zone në Komunën e Gjilanit. Kjo nismë e tyre mbështetet në nevojën dhe domosdoshmërinë e fushatës “#rriNshpi”, si nevojë e mbështetjes qytetare në mbulimin me internet falas në zonën urbane dhe rurale të Komunës së Gjilanit.

Kjo platformë free wifi, me mbulim në tërë territorin e Komunës së Gjilanit, po ndodhë përherë të parë në Kosovë. Ne si institucione relevante, u jem shumë mirënjohës kësaj kompanie, e cila po vendos parakushtin kryesorë të qytetarëve për mirëinformim në qasje me internet, si nevojë themelore, për të qenë brenda në shtëpi.

Falemnderit, “Telkos net”!

#bashkeiadalim

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments