11.1 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaPutini mund të shpallë një mobilizim të përgjithshëm më 9 maj

Putini mund të shpallë një mobilizim të përgjithshëm më 9 maj

Presidenti rus Vladimir Putin mund të shpallë një mobilizim të përgjithshëm të rusëve më 9 maj (ditën kur Rusia feston fitoren mbi nazizmin në Luftën e Dytë Botërore), tha sekretari britanik i Mbrojtjes Ben Wallace.

“Putini mund të deklarojë se Rusia tani është në luftë me të gjithë nazistët në botë dhe për këtë arsye duhet të mobilizojë popullin rus në masë”, tha Wallace për radion LBC.

Ai shtoi se Putini nuk kishte arritur pothuajse asnjë nga qëllimet e tij në Ukrainë.“Ne duhet t’i ndihmojmë ukrainasit të ruajnë vrullin e tyre dhe t’i shtyjmë rusët nga vendi i tyre,” tha ai.telegrami.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments