9.2 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaPutini humbet komandantin e 15-të në pushtimin e Ukrainës/ Rusia vuan vdekjet...

Putini humbet komandantin e 15-të në pushtimin e Ukrainës/ Rusia vuan vdekjet më të rënda që nga Lufta e Dytë Botërore

Teksa luftimet janë në ditën e 28 të tyre, humbjet nga të dyja kampet janë të mëdha. Ukraina së fundmi ka pretenduar se ka vrarë kolonelin rus Alexei Sharov, komandant i Brigadës 810 Detare të Ushtrisë Ruse.

Bëhet e ditur që ai është vrarë pranë Mariupol, qytetit port, që është kthyer ditët e fundit në shënjestrën kryesore të ofensivës ruse.

Putin ka humbur një komandant të 15-të të lartë që nga fillimi i luftës së tij me Ukrainën.

Vdekja e kolonelit Alexei Sharov vjen ndërsa Rusia vazhdon të vuajë masakrën e saj më të keqe të drejtuesve të saj të lartë ushtarak që nga Lufta e Dytë Botërore.

Mediat e huaja shkruajnë se ka vdekur në fushën e betejës kolonel Sergei Sukharev, i Regjimentit Sulmues me Parashutë të Gardës 331 nga Kostroma, u konfirmua nga TV shtetëror në Moskë, raporton The Sun.

Më parë “likuidimi” i tij ishte pretenduar nga Qendra e Ukrainës për Komunikimin Strategjik dhe Sigurinë e Informacionit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments