13.9 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaPse Odesa është qytet i shenjtë për Putinin?

Pse Odesa është qytet i shenjtë për Putinin?

Ukraina ka thënë se trupat e saj kanë arritur të ndalojnë një avancim rus në qytetin port të Odesës.

Megjithatë, forcat detare ruse filluan të bombardojnë periferi të portit të hënën, si pjesë e përpjekjeve për të shkëputur ukrainasit nga Deti i Zi.

Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko  i cili aktualisht ndodhet në Kiev foli për situatën në Odesa, qyteti që ai përfaqëson.

“Vladimir Putin e sheh Odesën si një nga qytetet e shenjta të Ukrainës dhe po sulmohet sepse është qyteti më i madh në Detin e Zi. Hera e fundit që Odesa u bombardua ishte nga nazistët 80 vjet më parë, dhe Putin është një “Hitler i shekullit 21”, ka thënë ai.

Deputeti nuk beson se Putini është i gatshëm për negociata paqësore për momentin dhe thotë se nuk do të ndalet apo të ketë negociata reale, nëse nuk e kupton se nuk mund t’i bëjë asgjë Ukrainës.

“Duhet të ketë më shumë sanksione ndërkombëtare ndaj Rusisë, në mënyrë që Putini të mos mund ta përballojë luftën. Ukraina duhet të furnizohet me më shumë armë – jo vetëm sisteme të mbrojtjes ajrore, por avionë, sepse Rusia aktualisht ka një avantazh në ajër”, ka shtuar ai./21Media

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments