15 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaLajmePse nuk po shkarkohet Flakron Bexheti? Thotë se kërkoi të dorëhiqet, por...

Pse nuk po shkarkohet Flakron Bexheti? Thotë se kërkoi të dorëhiqet, por s’e lejoi Taravari – ja pse ?!

Flakron Bexheti kryetar i degës së Aleancës për Shqiptarët në Tetovë sot në intervistën për TV21 ka deklaruar që ai si kryetar dege dhe si degë përkrahin kryetarin legjitim të ASH-së Arben Taravarin:

“Unë jam me krahun e Arben Taravarit, pasi që kam vlerësuar se është kryetar legjitim i Aleancës për Shqiptarët. Nuk është se ne kemi pasur dy kryetar paralel dhe kemi zgjedhur në mes dy kryetarëve. Thjesht në kulturën time politike dhe veprimtarinë time politike gjithmonë kam respektuar hirearkinë partiake. Kam pasur mundësinë dhe nderin të jem pranë edhe Ziadin Selës të cilit i kam shërbyer si zëdhënës dhe për të cilin kam respekt. Andaj nuk ishte çështje zgjedhjesh, por respektim të vendimit legjitim të kryetarit Arben Taravari.” – theksoi Flakron Bexheti.

Flakron Bexheti nga krahu i Arben Taravarit në Aleancën për Shqiptarët, vazhdon të ushtrojë funksionin shtetëror – sekretar shtetëror në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale edhe pse bashkëmendimtarët e tij tashmë janë shkarkuar nga postet publike.

I pyetur në “10 minuta” në TV21 se pse nuk është shkarkuar ai, Bexheti tha se “ka mbrojtje ligjore”.

Megjithatë shtoi se për shkaqe morale ka kërkuar të dorëhiqet, por se nuk e ka lejuar lideri i ASh-së, Arben Taravari.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments