10.6 C
Tetovo
E hënë, 6 Maj, 2024
BallinaLajmePse nuk ishte i pranishëm Avokati i Popullit Naser Zyberi, në mbledhjen...

Pse nuk ishte i pranishëm Avokati i Popullit Naser Zyberi, në mbledhjen për tragjeditë në Tetovë e Bullgari?

Avokati i Popullit, Naser Ziberi thotë se do të merrte pjesë në mbledhjen e Komisionit anketues për tragjedinë me autobusin në Bullgari dhe spitalin modular në Tetovë në rast se do të krijohej kuorum pune. Ziberi lë të kuptohet se ishte i njoftuar që në trupin anketues nuk do të ketë kuorum pune.

“Po, sepse me shërbimet e komisionit ishim marrë vesh që kur do të krijohet kuorumi për të filluar seanca unë të jem prezent. Fatkeqësisht ndodhi si ndodhi”, tha Naser Ziberi, Avokat i Popullit.

Kreu i komisionit, Halil Snopçe deklaratën e Ziberit e vlerëson skandaloze dhe të dalë nga celulat partiake të BDI-së.

“Jo, jo, faktikisht unë nuk e kam ditur që nuk do të ketë kuorum. Kuorumin nuk e bënë shumica parlamentare, BDI dhe LSDM të cilët vendosën të mos vijnë në mbledhje. Avokati i Popullit ka pas ftesë zyrtare, por nuk më ka njoftuar se nuk do të merr pjesë. Është një deklaratë skandaloze. Kjo tregon për politizimin dhe kapjen e shtetit”, u shpreh Halil Snopçe, Kryetar i Komisionit anketues në Kuvend.

Javën që lamë pas Kuvendi nuk arriti të diskuton për dyja tragjeditë, atë me autobusin në Bullgari dhe tragjedinë në spitalin modular të Tetovës për shkak se deputetët e LSDM-së dhe BDI-së vendosën të bojkotojnë mbledhjen e trupit anketues.

BDI u arsyetua me mungesën e materialeve, ndërsa LSDM-ja akoma nuk ka dhënë një arsyetim zyrtar. Nuk morën pjesë as përfaqësuesit e MPB-së, Drejtësisë dhe Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale. / Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments