12.2 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmePse LEN-in aktivizimi i LVV në RMV, detyrimisht e nxjerr humbës nga...

Pse LEN-in aktivizimi i LVV në RMV, detyrimisht e nxjerr humbës nga BDI? Nëse LVV është magneti politik le tu sjell vota deputetësh në Zonat 1-2-5, ndërsa në zonën 6 ,le të renditet,pas numrit 12 ,që të kreh 12 deputetë .!?

Lajmi interaktiv

www.telegrami.mk

Dardha ka bisht ,po varet sa i ka mbetur bishti kur e këput nga dardha ? Mund të të mbetet në dorë pa bisht …pra varet nga forca që përdor dhe si e përdor…njëjtë edhe në politikë

LEN-i si grupim politik doli si tërsi koalicionimi nga tre parti politike në RMV… BESA+LD+AAA.. dhe e kanë matur peshën se kërkund nuk janë me elektoratin vendor në RMV, thërrasin në ndihmë LVV e Albin Kurtit ,nëse si “viagër politike ” për tua rritur rejtingun ..në Vicë u pa se pak njerës i pritën pa eufori ,as fshati me 30 shtëpi kërkund …nëse kanë menduar se duhet vetëm paraqitja e A.Kurtit do të jetë boll,atëherë krijuesit e LEN-it e paskanë parë Selanikun prej atje…LEN-i mendon se përforcimi është magnet politik pa thojza me Bekim Qokun dhe “kokën e intelegjencës së Besës” A.Sinanin (B.Kasami atë mba më të zgjuar ) LEN nënshkruani prej tash fitoren BDI-së .Një këshillë BDI-së,kujdes deri sa të zyrtarizohen , inshalla këta janë në lojë, porositni lodrat prej momentit të zyrtarizimit …

Situata te koalicioni LEN duket rozë, Bilall Kasami nga BESA i zënë ngusht me aferat komunale në Tetovë që i mbijnë si këpurdhat për çdo orë, pikëpyetje pas Kryqit në Kodër të Diellit dhe përallat e Bilall Kasamit se ka vendim për prishje të Kryqit por kur do ti vijë rendi ,nuk qëndrojnë ,është gënjeshtër e kulluar , në vendim që nuk e ofruan për opinioin të shihet jepet duhet të jetë shënuar edhe afati i prishjes ,pra ky vendim është i kohës së Bilall Kasamit, dhe mbi atë vendim duhet vepruar….AAA më tepër në qiell se në tokë, pikëpytje a do i mbledh në Shkup 500 vota ,se për zonë tjetër shkruaja agës në akull, ndërsa LD formacion politik nga Izet Mexhiti mbase në Çair diçka edhe mund të nxjer ,tjetërkund problem , një parti e cila nuk ka krijuar ende nëndegë e degë në shtrirje ku i pret votat edhe 6 muaj para zgjedhjeve nuk duket serioze .Pra ajo që duket,pa strukturë në teren për ditën e zgjedhjeve ,ku do gjejë anëtarë komisionesh , sipas gjitha gjasave në gjitha vendvotimet ku do të garojë prej tash duket situata e verdhë -jeshile . Se si më duket funksionimi si ish partia DR , zyra për merak, njërës nga koha e kryetarllëkut në Komunën Çair ,që presin e përcjellin ,por të gatshëm në çdo moment të ulen nëpër poste,harojnë një gjë që haroi edhe DR tereni bac duhet shkelur ,jo zyrat..Kurora e budallakisë së LVV-së është që del në zgjedhje në RMV se nuk e njeh veprimin dhe disponimin e popullatës shqiptare dhe nuk e ka prek terenin politik në Maqedoni ….Më tepër i ngjan aminit sepse kandidatët e tyre nuk ua thuajnë të vërtetën por bëjnë petlla për interes vetanak të rahatohen ,në ndonjë post ,pastaj lehtë mekanizmat mbrojtës do i nxjerin si magtjistari nga mënga …fajet prej tash BDI…

LVV ardhja juaj është irilevante …një ide …deri në zgjedhje ka edhe 5-6 muaj ,mblidhni nënshkrimet regjistroni partinë …për 1 muaj bëhen këto…keni kohë ,shtoni ndonjë parashtesë ose prapashtesë tek LVV…ose mbase matematika argëtuese thotë se askush nuk u lidhet pas të emnuarëve tuaj kështu mos dështoni që të mblidhni nënshkrimet mos korriteni… më lehtë e keni përdoreni LEN-in….tash nuk dihet kush kë përdor LEN-LVV a LVV-LEN

BDI vetë vetveten mund ta humbet në këto zgjedhje parlamentare të 2024 me zgjedhjen me huqjen e kandidatëve për deputet ….BDI-së nuk e di kush ua nguliti mendimin këtu e 20 vite se ato që i kundërshton ta zëmë ndonjë funksionar nga BDI , VMRO-DPMNE ose ndonjë parti oponente …veprimi juaj se për inat këto do mbajmë…të jeni të sigurt se mu atë kanë dashur oponentët tuaj për ato poste….kam info se njerës të theksuar në të kaluarën kanë investuar për veten e tyre në këto rrethana të zgjidhen ..lirohuni nga ngarkesat

Pra BDI nuk ka pse merakoset për kundër kandidatët politik në zgjedhjet parlamentare 2024, por duhet të mos flejë ditë e natë me analiza kush do jenë deputetët e ardhshëm …një mendim dashamirës për kandidatët e mundshëm …

Jo më me kandidatura ish ministra,ish zv/ministra, ish deputetë -ish drejtorë ,që për 22 vite sollën BDI në këtë gjendje ,as me ministra të tashëm ,as me zv/ministra ,as me drejtorë dhe zv/drejtorë ,e më pak me deputetët e tashëm kjo vlen për të gjithë (do veçoja p.sh A.Ademi edhe si ministër te MASH-i, edhe si deputet dështoi (nuk mund të mmeret pozitve se u rah në komision ,sepse kur mungojnë argumentet ,vjen në shprehje forca , ndëgjoni pak terrenin votuesin , shumë e thjeshtë del i dështuar deri sa në vendlindjen e vet në Kumanovë as një shkollë fillore nuk hapi as një shkollës së mesme nuk i gjeti lokacion e të mos flasim për ndërtim,po çka se është i ri…ne go biva…njësoj po çka se është i ri del situata edhe me Kreshnik Bekteshin doli i dështuar tej dështuarit , pra nuk duhet shkuar me deputet as ministër ,as me drejtorë aktual…

Nëse BDI vërtetë do edhe 20 vjet tjera të mbisundojë në skenën politike në RMV atëherë remont me krejtë fytyra të reja …që duan të tregohen….jo të tregtohen..Musa +Talat+Nevzat+Blerim Bexheti+ Teuta Arifi….dhe shumë drejtorë këtu e20 vjet të lodhin si fytyra,që edhe pas 22 vite mekanizëm mbrojtës kanë… jemi UÇK ….punët si kërkushi…ok ndryshojnë gjeneratat.. .BDI ka llogon e vet ALI AHMETIN …boll e ka…dhe të gjithë nëpër zonat e veta të kandidohen GURI I RËNDË PESHON NË TOKË TË VET…në të kundërtën do të iritoni zonën 6 dhe do u kryjni shërbim kundërshtarëve politik…keni kohë …të reflektoni

www.telegrami.mk

Msut Shabani Tetovë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments