7.6 C
Tetovo
E shtunë, 4 Maj, 2024
BallinaOpinionLirim Mehmetaj: Kurti në RMV futet në luftë kundër partive kryesore shqiptare,...

Lirim Mehmetaj: Kurti në RMV futet në luftë kundër partive kryesore shqiptare, për interesa të VMRO-së

Reagimet janë të shumta kundër Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit të cilët kanë vendosur që në mënyrë aktive të kyçen në fushatën dhe zgjedhjet që pritet të mbahen në Maqedoni. Pas Vehbi Kajtazit, kundër kryeministrit aktual dhe partisë së tij, ka reaguar edhe gazetari dhe analisti Lirim Mehmetaj.

Sipas tij, Kurti dhe VV janë futur në garë në RMV kundër partive kryesore shqiptare edhe atë vetëm për hesape të VMRO-DPMNE-së.

“Albin Kurti është përfshirë zyrtarisht në fushatën zgjedhore të Maqedonisë së Veriut kundër partive kryesore shqiptare Bashkimit Demokratik për Integrim, Aleancës për Shqiptarët dhe Partisë Demokratike Shqiptare. Kjo për hesape të partisë fashiste VMRO-DPMNE. Kësaj partie anti-shqiptare i konvenojnë shqiptarët të dobët, që kur të vije në qeveri partnerin shqiptar ta ketë të papërfillshëm dhe me funksione veç formale. Këtë përfshirje Kurti e bën në kohën kur Maqedonia Veriore për herë të parë do të ketë kryeministër shqiptar dhe në kohën kur gjysma e kabinetit të qeverisë në Maqedoninë Veriore përbëhet nga shqiptarët. Nga të gjitha lëvizjet politike të Kurtit kjo përbën veprimin më anti-shqiptar të mundshëm. Lexojeni pas pak në Albanian Post një tekst të zgjeruar se çka saktësisht po shkakton Kurti me këtë lëvizje dhe përse po e bën”, ka shkruar Mehmetaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments