15.3 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmePse Fatmir Bytyqi nuk iu përgjigj ftesës së OEMVP? Jozyrtarisht, s’ka qenë...

Pse Fatmir Bytyqi nuk iu përgjigj ftesës së OEMVP? Jozyrtarisht, s’ka qenë i paraparë për fjalim, andaj nuk ka shkuar!

Ku ishte zv.kryeministri për çështje ekonomike mbrëmë në ndarjen e çmimeve për “TOP 100” kompanitë në rajonin veriperëndimor?

Edhe pse në kohë të pandemisë dhe në formë online, në manifestim, nuk u la anash luksi dhe pjesëmarrja e personave të rëndësishëm, si nga sektori i biznesit, ashtu edhe nga korri politik e diplomatik. Por, ajo që u vërejt nga opinioni ishte mungesa e Fatmir Bytyqit.

Shumica e parashtrojnë pyetjen pse Bytyqi nuk ishte së bashku me kolegët e tij. Ndërsa, aty njëri afër tjetrit ishin të ulur Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, zv.kryeministri i parë, Artan Grubi, ministri i financave, Fatmir Besimi dhe afër tyre edhe kryeministri Zoran Zaev. Mungonte Bytyqi.

Mungesën e zv.kryeministrit për çështje ekonomike, një pjesë e njohësve të biznes sektorit e cilësojnë si shenjë e mospajtimit dhe ndarjes mes Bytyqit dhe organizatorit, në këtë rast Odës ekonomike të Maqedonisë veriperëndimore.

Pjesë e pashmangshme edhe sot janë spekulimet se Bytyqi nuk ka qenë i ftuar në këtë manifestim. A po ndodh diçka dhe si i kanë marrëdhënie OEMVP me Bytyqin? Përgjigje kërkuam nga njeriu i parë i kësaj ode, Nebi Hoxha. Ai mohoi thashethemet e tilla dhe është decid se Bytyqi është ftuar në mënyrë të rregullt.  

“Nuk e di pse, të gjithë ishin ftuar, por dëgjova se ka pasur një ngjarje, diçka tek ai. Ishte ftuar në mënyrë të rregullt”, u shpreh Nebi Hoxha, kryetar i OEMVP-së.  

Sipas informacioneve jozyrtare, Bytyqi nuk ka marrë pjesë në këtë ngjarje për shkak se nuk ishte planifikuar  si folës në protokollin zyrtar, por vetëm Zaev dhe  ministri i financave, Besimi. Megjithatë, njeriu i parë i Odës tha se zëra gjithmonë ka pasur dhe do të ketë, duke theksuar se relacionet me Bytyqin janë të mira.

“Në çfarë relacione jeni me Bytyqi? Kemi relacione të shkëlqyeshme edhe me të edhe me të gjithë Qeverinë dhe ministrat. 

–A keni bashkëpunim?

– Po, po. Madje të premten e kaluar kishim dialog publiko – privat mes katër Odave dhe Qeverisë dhe me të kemi çdo të premte në muajin. Të premten e fundit  mbajtëm takim të rregullt ndërsa ne si Odë kryesojmë me këtë platformë. Unë e udhëhiqja ngjarjen dhe gjithçka ishte në rregull dhe funksionojmë!” tha Hoxha.

Në lidhje me këtë, TV21 e kontaktoi Bytyqin. Zv/kryeministri tha se ka marrë ftesë por se nuk ka pasur mundësi që të marrë pjesë në manifestimin Top 100 kompani, për shkak të obligimeve të cilat s;ka mundur t’i prolongojë.

Përndryshe, zv/kryeministri aktual për çështje ekonomike ishte drejtor ekzekutiv i Odës ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore në periudhën prej 2016 deri në 2018. Pastaj u bë këshilltar në Qeveri, në kabinetin e kryeministrit dhe në fund, zv/kryeministër për çështje ekonomike. Që nga gushti i vitit 2019 e ka kryer funksionin kryetar i Komisionit për financa në LSDM.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments