6.8 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeAnti-korrupsioni, i pafuqishëm përballë korrupsionit?

Anti-korrupsioni, i pafuqishëm përballë korrupsionit?

Anti- korrupsioni është i pafuqishëm që ta gjej lidhjen mes biznesit dhe politikës. Shkak për efikasitetin e tyre të dobët është se një vit presin softuer që do t’i detektoj donatorët e partive politike dhe nëse më pas kompanitë e tyre i marrin tenderët e shtetit. Në pyetjen e Alsat, se përveç se me mungesave teknologjike, me çfarë probleme ballafaqohet anti- korrupsioni që nuk mundet një vit të zbuloj korrupsionin e madh mes biznesit dhe politikës, kryetarja e Komisionit u përgjigj:

Epo, nuk e di, nëse ju keni zbuluar, urdhëroni. Çdo rast që ka arritur, ne punojmë në të – tha Biljana Ivanovska- kryetare e KSHPK.

Por, unë nuk jam anëtar i anti- korrupsionit. Juve ju kanë dhënë obligim për ta zbuluar krimin dhe korrupsionin. Si të kërkoj unë rast?

Nuk them të gjeni rast, ne i kemi detektuar pikat e rrezikut dhe kemi thënë-ja ku është pjesa e koncesioneve, kemi përmendur në strategji për këto pika të rrezikut, çdokund ku faktori subjektiv është ai që vendos – u përgjigj Biljana Ivanovska- kryetare e KSHPK.

Ivanovska në mënyrë shtesë kërkoi që të përforcohet rregullativa ligjore, në atë mënyrë ku do të publikohen edhe emrat e personave që kanë marrë tender nga shteti. Kjo do të jetë më transparente dhe më thjeshtë të vërtetohet nëse bëhet fjalë për korrupsion të mundshëm dhe konflikt interesash. Ndryshe, në raportin global për perceptimin e korrupsionit, Maqedonia për një vit ka shënuar rënie prej 13 vendeve, kështu që nga 180 vende në botë, tani gjendet në pozitën e106-të. Kritika më e ashpër në Raport për vendin është korrupsioni mes biznesit dhe politikës.


 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments