8.8 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeProtestë në Kumanovë, kërkohet drejtësi për rastin e Almirit

Protestë në Kumanovë, kërkohet drejtësi për rastin e Almirit

Në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut po protestohet për rastin e Almirit.

Qindra qytetarë njëzëri kërkojnë drejtësi pas vendimit të Gjykatës Themelore të Kumanovës për ta dërguar në burg efektiv prindin e Almir Aliut, Sedat Aliun bashkë me vëllain e tij Abdulla Aliu dhe kushëririn Sami Demiri, raporton Alsat-M, transmeton Klan Kosova.

Protesta po bëhet pasi kjo gjykatë vendosi që babai i Almir Aliut, 4-vjeçarit që u shkel për vdekje me makinë nga Boban Iliqi në korrik të vitit 2016 të paraqitet në burg më 1 mars.

Sipas vendimit të gjykatës, babai i Almirit, Sedat Aliu dhe dy familjarët e tij janë dënuar me 6 dhe 9 muaj burg.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments