10.9 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeEdhe Lëvizja BESA dëshiron të veprojë si e pavarur në Parlament, tha...

Edhe Lëvizja BESA dëshiron të veprojë si e pavarur në Parlament, tha Zaevi.Grafa etnike në letërnjoftim, Do të respektojmë direktivat e BE-së

Duke komentuar ndarjen e Partisë Liberale Demokrate nga koalicioni i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, lideri i kësaj të fundit, Zoran Zaev ka njoftuar se edhe grupi parlamentar i Lëvizjes BESA dëshiron të veprojë e pavarur në Kuvend.

“E dini, se edhe partia më e madhe për nga numri i deputetëve në koalicionin “Mundemi”, Besa edhe ajo mendon. Ka 4 deputetë dhe dëshiron grup parlamentar. Ajo është e drejtë e tyre. Ata mund të ndahen dhe të veprojnë grup parlamentar dhe kështu të pavarura të veprojmë si koalicion”, tha Zaev, transmeton TV21.Ai thotë se kjo ndarje e partive të vogla, “me shumë gjasë vjen ngaqë ato në të kaluarën kanë vepruar nën hijen e partive të mëdha dhe nuk janë dukur mjaftueshëm.

Unë e kuptoj këtë”, tha Zaev.

Ndërkaq, paraprakisht, lideri i Besës, Bilall Kasami ka deklaruar se shumica parlamentare është stabile, megjithatë ka bërë të ditur se dy deputetë të opozitës shqiptare janë në negociata për t’iu bashkuar koalicionin qeverisë.I pari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ende nuk i di detajet nga rregulloret evropiane në lidhje me deklarimin e përkatësisë etnike publik. Por, ai thotë se në lidhje me grafën e përkatësisë enike në letërnjoftim do të veprohet në bazë të këtyre rregulloreve“Ambasadori njoftoi se nga gushti do të hyjë në fuqi rregullorja evropiane për këto çështje do të hyjë në fuqi në gusht, ndërsa ne duam të jemi anëtar i BE. Natyrisht, ne do të respektojmë rregulloret evropiane. Por unë nuk i di detajet e kësaj rregulloreje, asaj për të cilën i referoheni apo të ngjashme… Thashë që është e pranueshme për mua që të kemi etni në letërnoftim, përveç shtetësisë, natyrisht që është e pranueshme dhe fakultative, por nëse BE-ja ka një direktivë precize mbi këtë çështje, ne nuk kemi alternativë tjetër përveç anëtarësimit të plotë”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.  /TV21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments