10.4 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeFOTO/MPB-ja e shpallë të humbur Mijallkovin

FOTO/MPB-ja e shpallë të humbur Mijallkovin

Ministria e Punëve të Brendshme e ka shpallur si të humbur, biznesmenin Sasho Mijallkov pasi i njëjti nuk ka arritur të kapet edhe pas shpalljes së fletarrestit nacional.

Tashmë MPB-ja ka kërkuar të shpallet fletarrest ndërkombëtar, dhe pritet vendimi i Gjykatës.Ndërkaq, nga ana tjetër, policia ka vazhduar kërkimin e Mijallkovkit në hotelin në pronësi të tij “Meriot” në qendër të Shkupit dhe në shtëpinë e tij.

Kërkimi po bëhet nga dje, për t’iu dhënë shqiptimi i masës së arrestit shtëpiak. Kjo masë ishte shqiptuar për sigurimin e prezencës së Mijallkovit në seancën e 26 shkurtit ku duhet të shpallet aktgjykimi për rastin “Target-Fortesa”.

Në këtë rast, Mijallkov është i akuzuar për përgjimet ilegale derisa ka qenë drejtor i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim./TV21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments