10.9 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaProtestat e dhunshme për vrasjen e George Floyd, Minnesota dhe 11 shtete...

Protestat e dhunshme për vrasjen e George Floyd, Minnesota dhe 11 shtete të SHBA-ve mobilizojnë Gardën Kombëtare

Guvernatorët e Minesotës dhe 11 shtete të tjera kanë mobilizuar trupat e Gardës Kombëtare, ndërsa qytetet e tyre u përballën me një tjetër natë prōtestash të dhūnshme të shkaktuara nga vdekja e një afrikano-amerikan ndërsa ishte ndaluar nga policia.

Në Mineapolis, atje ku nisen prōtestat, policia dhe Garda Kombëtare u futën në qytet menjëherë pas orës tetë të pasdites. Ndalim-qarkullimi hyri në fuqi me qëllimin për të ndalur prōtestat. Punonjësit e zbatimit të ligjit përdorën gaz lōtsjellës e plūmba gome për të pastruar rrugët e qytetit.

Për katër ditë me radhë prōtestat që fillimisht nisën si paqësore degjeneruan në plāçkitje, zjārrvënie dhe forma të tjera dhūne në qytetin e Mineapolisit, atë fqinj të Saint Paulit e në qytete të tjera në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

“Ndodhemi nën sulm“, tha zoti guvernatori demokrat Tim Walz, i cili garantoi se do të rendi “do të vendoset me gjithë fuqinë“. Guvernatori Walz tha se vendosja e gardës ishte e domosdoshme pasi sipas tij prōtestat po përdoreshin nga persona që po kërkonin të krijonin kaōs.

Në një koment më vete Prokurori i Përgjithshëm, William Barr, gjithashtu drejtoi gishtin ndaj atyre që i cilësoi si nxitës ekstrēmistë të prōtestave. Ai dhe zoti Walz bënë fajtor për situatën krahët e kundër ekstrēmistëve të politikës, por pa ofruar prova për të mbështetur pohimet e tyre./VOA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments