7.1 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeProtesta të dhunshme në Malin e Zi, dhjetëra policë e protestues të...

Protesta të dhunshme në Malin e Zi, dhjetëra policë e protestues të plagosur (Video)

Protestat e dhunshme tronditën disa qytete në Mal të Zi të mërkurën mbrëma pasi policia arrestoi një peshkop të Kishës Ortodokse Serbe dhe disa priftërinj për udhëheqjen e një procesimi fetar në kundërshtim të ndalimit të qeverisë për tubime publike për shkak të koronavirusit.

Policia luftoi me protestuesit në Pljevlja dhe Nikshiq me gaz lotsjellës, duke lënë dhjetëra oficerë policie dhe protestues të plagosur. Protestat u zhvilluan gjithashtu në Budva, Berane dhe kryeqytetin, Podgorica.

Protestuesit kërkuan lirimin e Peshkopit Joanikije të Nikshiqit dhe shtatë priftërinj të tjerë të akuzuar për kryerjen e procesionit të paligjshëm në qytet. Ndërsa disa media akuzuan policinë se po përdorte forcë të tepërt ndaj protestuesve, drejtoria e policisë pretendoi se disa nga protestuesit kishin hedhur gurë, duke plagosur 22 policë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments