3.9 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeProtagonisti i aferës “Reketi”, Orce Kamçevi nuk dihet se ku është

Protagonisti i aferës “Reketi”, Orce Kamçevi nuk dihet se ku është

Askush nuk e din kush është biznesmeni Orce Kamçev. Përgjigje të tillë dha Katica Janeva gjatë bisedës informative, para se të përfundojë në paraburgim, ndërsa sot përgjigje identike dha edhe prokurorja, Lile Stefanova.

Nuk kam njohuri ku është për momentin, nuk kam autorizim të kërkoj ku është. Për këtë shkak duhet sa më shpejtë të sillet Ligji për prokurori publike, që të mundet PSP-ja dhe Prokuroria e rregullt publike ta kryejnë punën e tyre. Për momentin, prokuroria e rregullt publike nuk mund të ndërmerr veprime për lëndët e PSP-së. Kështu është sipas ligjit – u shpreh Lile Stefanova- prokurore e PSP-së.

Në pyetjen nëse ndiqet prona që e posedon Kamçev dhe nëse ka zhbllokim të saj, Stefanova thotë se kanë njoftime për të gjitha veprimet që i ndërmerr biznesmeni si drejtor paraprak dhe anëtar i Këshillit drejtues dhe se po ndërmarren veprime ligjore në bazë të kompetencave, por pa saktësuar cilët janë ato.

Ndryshe, Kamçev posedon pasaportë të përkohshme me lejen e Katica Janevës, edhe pse prokurorja në rastin “Perandoria”, Lile Stefanova paraprakisht tha se ka qenë kundër këtij vendimi ndërsa nënshkrimin e ka vendosur prokurorja Elizabeta Josifovska.

Alsat

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments