6.8 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeProkuroria njofton për incidentet deri në ora 15:00 gjatë zgjedhjeve në Maqedoni

Prokuroria njofton për incidentet deri në ora 15:00 gjatë zgjedhjeve në Maqedoni

Nga Prokuroria njoftojnë njoftojnë prokurorët po ndjekin procesin zgjedhor dhe veprojnë për të vërtetuar faktet në lëndë.

“Në adresën elektronike [email protected], arriti parashtresë e dërguar një parti politike, në lidhje me dyshime për trysni dhe agjitim nga ana e disa personave në vendvotimet në Gostivar. PTHP Gostivar formoi lëndë dhe menjëherë dha urdhër për të kontrolluar denoncimit”, thonë nga PTHP.

PTHP Kumanovë në lidhje me denoncimin për blerje votash në fshatin Çerkez, Romanovce dhe Vojniviq, ka formuar lëndë dhe është biseduar me disa persona dhe nuk ka infromacione që do të kishin vërtetuar pohimet në denoncim.

Nga Prokuroria njoftojnë se për ngjarjen e raportuar nga kryetari i Komisionit Zgjedhor, në lidhje ne dëmtimin e materialit zgjedhor, përkatësisht grisje të fletëvotimeve. Nga PTHP njoftojmë se rreth orës 12:45 gjatë realizimit të të drejtës së votës, nga katër fletëvotime vetëm një është vendosur në kuti, ndërsa të tjerat i ka grisur. Personi është arrestuar në stacionin policor. Pas konsultimeve me prokurorin publik dhe dyshimeve të bazuara për kryerje të veprës penale, janë dhënë udhëzime për procedurë të mëtejshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments