9.3 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeProcedura gjyqësore për ASH-në, Taravari: Kam informuar ambasadat për presione ndaj gjykatës

Procedura gjyqësore për ASH-në, Taravari: Kam informuar ambasadat për presione ndaj gjykatës

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari konfirmoi sot se ka filluar procesi gjyqësor për ASH-në, në fakt se kush do të udhëheq me partinë në fjalë. Me këtë rast Taravari përmendi edhe presionin ndaj gjykatës, duke u bazuar në faktin se për një kohë shumë të shkurtër është nderuar nj gjykatës dhe ka kërkesë për ndërrimi edhe të gjykatësit të dytë.

“Është e vërtet se procedura në gjykatë ka filluar, se kush do ta udhëheq Aleancën për Shqiptarët, para 4-5 ditësh e ndërruan një gjykatës, kërkoi, nuk e di se kush kërkoi , por besoj se ministri i drejtësisë dhe e ndërruan gjykatësin. Pardje lëndën e morri gjykatësja e dytë, dhe dje përsëri kanë bë kërkesë që të ndryshohet edhe gjykatësja e dytë. Unë nuk e di se sa kërkesa do të bëhen të këtij lloji, besoj derisa t’ju goditet ndonjëri që u duhet atyre. Unë i kam informuar edhe disa ambasada, por edhe publikisht ja bëj ftesë që kjo nuk është në rregull, nuk është e rastësishme besueshmëria në gjykata dhe në prokurori…Kjo është non-sens, nuk kam sqarim për këtë, veçse ta kuptoj si presion ndaj gjykatave”, tha Taravari.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments