11.8 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmePritet ulja e gjobave për shpifje dhe fyerje

Pritet ulja e gjobave për shpifje dhe fyerje

Ministria e Drejtësisë planifikon të ulë gjobat për shpifje dhe fyerje. Siç bën të ditur për Alsat, Ministria i ka përfunduar përgatitjet e propozim ndryshimeve të Ligjit për përgjegjësi qytetare dhe i ka dorëzuar në Qeveri, ku ndodhet në shqyrtim publik. Në propozim ligj parashikohet që dënimet për ata që shpifin dhe fyejnë të ulen për dhjetë herë, e nëse deri tani, një gazetar ose media, për shpifje do të duhet të paguante 10 mijë euro gjobë, me ndryshimet e ligjit do të paguaj një mijë euro.

Me këto propozim ndryshime të Ligjit për Përgjegjësi qytetare për shpifje dhe fyerje, parashikohet zvogëlim edhe deri në 10 herë për dëmshpërblim për shpifje dhe fyerje të bërë përmes mjeteve të informimit publik, ose të plasuar në atë mënyrë në të cilën ajo informatë do të arrijë tek numër i madh i qytetarëve”, tha Aleksandar Vidinovski, Ministria e Drejtësisë.

Nga ministria e Drejtësisë thonë se gjatë hartimit të propozim ndryshimeve kanë shqyrtuar dokumente nga Këshilli i Evropës, Komisioni Evropian dhe OSBE-ja, ndërsa janë marrë si shembuj Ligji nga Irlanda i vitit 2013 dhe ligj nga Britania e Madhe në vitin 2009. Por një pjesë e ekspertëve thonë se veprimi i këtillë nuk është ide e mirë. Sipas komunikologes Magdalena Mihajllovska, ulja e dënimeve për shpifje dhe fyerje do të nxiste përdorimin e tyre.

Kjo në një mënyrë do të thotë dritë jeshile për gjuhën e urrejtjes, për lajmet e rreme, për sulme të pabaza ndaj personaliteteve të caktuara të cilat në një mënyrë nuk kanë asnjë pikë të përbashkët me demokracinë por do të shërbejnë për interesa private të dikujt, ose për interesa politike”, pohoi Magdalena Mihajllovska, komunikologe.

Mihajllovska thotë se propozimi për uljen e dënimeve u shërben vetëm grupeve të caktuara, e jo qytetarëve të vendit tonë.

 Liria e fjalës është e pakushtëzuar, megjithatë gjuha e urrejtjes dhe lajmet e rreme sanksionohen. Ne jemi dëshmitarë se bota e zhvilluar investon resurse serioze, si materiale ashtu edhe njerëzore në luftën kundre lajmeve të rreme… lajmet e rreme shërbejnë në interes të strukturave të caktuara, qofshin ata të biznesit ose politike”, tha Magdalena Mihajllovska, komunikologe.

Propozim ndryshimet e Ligjit për përgjegjësi qytetare për uljen e dënimeve për fyerje dhe shpifje, parashikohet që në Kuvend të miratohen në muajin korrik të këtij viti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments