12.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajme(VIDEO) MICKOSKI: PENDAROVSKI DJE U TREGUA HIPOKRIT PËR SHKAK TË PRESIONIT!

(VIDEO) MICKOSKI: PENDAROVSKI DJE U TREGUA HIPOKRIT PËR SHKAK TË PRESIONIT!

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski e quan hipokrit presidentin e shtetit. Sipas tij, presidenti ndryshe ka folur brenda me të e ndryshe jashtë para kamerave. Mickoski po ashtu tha se në takim Stevo Pendarovski, është pajtuar me të për 27 prillin, që të ketë rigjyjkim të rastit.

Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së    

“Ne brenda ramë dakord për gjithçka. Unë e thash edhe në deklaratën time pas takimit. Por, presioni mbi të është i qartë. Unë e kuptoj, nuk mund ta justifikoj, sepse kjo në thelb quhet hipokrizi. Të kesh një fytyrë në takim, dhe fytyrë tjetër përpara kamerave, por në rregull, është e rëndësishme që edhe një Pendarovski  kështu i shtypur, ai doli me qëndrimin se nëse kemi prova të reja, ky rast, si shumë të tjera, duhet të nisin nga fillimi”.

Megjithatë, ai thotë se është i kënaqur nga takimi sepse siç tha ajo që më së paku në këtë moment i duhet qytetarëve është të dëgjojnë politikanë të frustruar, por duhet të dëgjojnë politikanë që dijnë si të përballen dhe t’i zgjidhin problemet dhe jo t’i krijojnë ato.

Në takimin e dakorduar paraprakisht mes Pendarovskit dhe Mickoskit që sipas presidentit nuk kishte zgjatur më shumë se 5 minuta edhe pse para mediave folën pas 1 ore pasi kishin hyrë në takim, ai i kishte thënë liderit të VMRO-së se nuk vjen parasysh të ju bëhet amnisti personave që kanë bërë vepër penale pa precedent në Evropën bashkëkohore.

Në anën tjetër, Mickoski deklaroi se atij i ka thënë se të për të akuzuarit e 27 prillit, nuk duan amnistri, as mëshirë, por duan drejtësi, gjegjësisht rigjykim të rastit. Mickoski nuk ngurroi që personat që shkaktuan ngjarjet e dhunshme në Kuvend, t’i krahasoj me të dënuarit në rastin e “Sopotit” dhe “Monstrës”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments