7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmePrishtinë /Mesazhi për MPB-në, “instrumentalizimi i Policisë” – Reagimet e ambasadës amerikane...

Prishtinë /Mesazhi për MPB-në, “instrumentalizimi i Policisë” – Reagimet e ambasadës amerikane për aksionin e së premtes

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës mbrëmë njoftoi për takimin mes  presidentes Vjosa Osmani me ndihmës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Alexander Kasanof.

Nga ambasada thanë se temë e diskutimit ka qenë edhe aksioni i së premtes për mbylljen e objekteve të komunave paralele në katër komuna në veri të vendit, përcjell Gazeta Express.

Në reagim tutje thuhet se Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë dje një aksion pa u konsultuar me bashkësinë ndërkombëtare.

“Në Forumin GlobSec të Pragës sot DAS Alexander Kasanof dhe Presidenten Vjosa Osmani diskutuan për një numër çështjesh kyçe, përfshirë veprimet e pakoordinuara të së premtes nga Qeveria e Kosovës dhe rëndësinë e konsultimit me bashkësinë ndërkombëtare. Ne vlerësojmë përkushtimin e presidentes Osmani për koordinim të tillë, i cili është thelbësor për të avancuar trajektoren evropiane dhe euroatlantike të Kosovës dhe për të arritur stabilitetin rajonal, normalizimin dhe integrimin ekonomik. ShBA mbetet e përkushtuar për një Kosovë sovrane, multietnike, demokratike”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.

Ndërsa të premten ambasada e SHBA-së ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se në mënyrë të vazhdueshme po e instrumentalizon Policinë e Kosovës për aksione të pa koordinuara në Veri të vendit. Këtë e kanë bërë përmes një reagimi për aksionin e sotëm në Veri të Kosovës ku janë mbyllur komunat paralele serbe.

Për raportin në mes të Qeverisë së Kosovës dhe SHBA-së kanë thënë se po vazhdon të përkeqësohet si rezultat i veprimeve të njëanshme dhe të pa koordinuara, derisa kanë dhënë një paralajmërim edhe për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe vartësve të këtij institucioni se veprimet e sotme të Qeverisë do të ndikojnë edhe në cilësinë dhe natyrën e bashkëpunimit.

“Përderisa qeveria e Shteteve të Bashkuara është krenare që ka mbështetur themelimin dhe profesionalizimin e Policisë së Kosovës gjatë shumë viteve si pjesë e angazhimit tonë për të promovuar sigurinë dhe stabilitetin, instrumentalizimi i vazhdueshëm i Policisë së Kosovës nga Qeveria për të kryer veprime të pakoordinuara nuk është në përputhje me premtimin “vazhdojë konsultimin dhe koordinimin me komunitetin ndërkombëtar”. Veprimet e Qeverisë do të ndikojnë edhe në cilësinë dhe natyrën e bashkëpunimit tonë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe elementët vartës të saj”, thuhet në reagim.

Ambasada tha se ky aksion s’ka qenë i koordinuar me asnjë element të bashkësisë ndërkombëtare dhe thekson se çështjet që lidhen me strukturat e përkrahur nga Serbia në Kosovë duhet të trajtohen përmes Dialogut në Bruksel.

Reagime pat edhe nga ambasadorë të shteteve evropiane. /GazetaExpress/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments