7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmePrishtinë / FALJA NË XHAMI PA BESIMTARË

Prishtinë / FALJA NË XHAMI PA BESIMTARË

Ramadan Avdullahu është myzein në xhaminë Hutanije në Prishtinë. Ai është i vetmi që ka ardhur në xhami. Xhamia ku çdo të premte fallen mbi 1 mijë besimtarë, është e zbrazët.

Si pasojë e koronavirusit, BIK ka marrë vendim që besimtarët të mos frekuentojnë xhamitë.

“Ky vendim ëhstë më i mirë për secilin nga ne sepse ky vendim e ruan ambientin tonë, qetësinë tonë, shënmndetin tonë dhe të gjitha.E gjithë bota i ka mbyllur shtëpitë e Zotit vetëm për një arsye që të mos përhapet virusi në këto vende të cilat i frekuentojnë vëllezërit dhe motrat tona të besimit islam”, thotë Avdullahu.

Në faljen e së premtes, atij iu bashkua edhe imami i kësaj xhamie. Kjo është hera e parë që fallen vetëm këta dy .

“Nuk është e lehtrë të falesh vetëm, e sdidomos të thërrasësh ezan dhe të falesh vetëm. Të falem vetëm jam mësuar vetëm në shtëpi. Në xhami nuk më ka ndodhur asnjëherë. Qenka shumë e vështirë. Nuk jam mësuar asnjëherë që në ditën (e xhumasë) e premte., të falemi vetëm unë e hoxha. Qenka shumë e vështirë. Emocionet më kanë kapluar ditën e sotme. Do ta mbaj mend këtë ditë”, thotë ai.

Një javë më parë në të gjitha xhamitë e Kosovës u ligjërua për koronavirusin.


RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments