BallinaLajmeMësuesit kërkojnë shtyrje, shqetësim për mbylljen e klasave shqipe në Maqedoninë e...

Mësuesit kërkojnë shtyrje, shqetësim për mbylljen e klasave shqipe në Maqedoninë e Veriut.

Ndonëse institucionet përgjegjëse deklarojnë se interesi për shkollat profesionale është në rritje, gjendja në terren paraqitet ndryshe. Në shkollën e mesme profesionale “Boro Petrushevski” në Shkup, disa paralele në gjuhën shqipe janë përballë rrezikut të mbylljes për shkak të numrit të pamjaftueshëm të nxënësve. Mësimdhënësit paralajmërojnë se kjo situatë mund t’i lërë edhe pa vende pune.

Në vend të 200 nxënësve të paraparë për regjistrim, gjatë dy afateve të para janë regjistruar vetëm 164. Vështirësia më e theksuar paraqitet te drejtimet e komunikacionit. Në profilet “Komunikacion rrugor” dhe “Shpedicion” janë regjistruar vetëm nga 8 nxënës, ndërsa minimumi i përcaktuar nga Ministria e Arsimit është 12 nxënës për një klasë.Nga vendimet që kemi mar këtë vit nga ministria e arsimit thuhet shumë qartë se për të mbijetuar një klasë numri duhet të jetë 12 nxënës kështu që ne me këto statistika të nxënësve rrezikojmë që gati tre parale të zhduken nëse nuk ndryshohet ndonjë vendim nga Ministria e Arsimit, nëse nuk kanë mirkuptim. Unë do të kisha apleuar te Mnistria e Arsimit sepse ajo ka çelësin e funksionimit të paraleleve. Është pak problem sepse Ministria e Arsimit e llogarit afatin e dytë si afat përmbyllës dhe atje bëhet prerja e paraleleve. Ne kemi edhe një afat më 20 gusht”. – Kastriot Kasapi, mësimdhënës, shkolla profesionale QSHA “Boro Petrushevski”.Sipas Kastriot Kasapit, mbyllja e këtyre paraleleve do të sillte pasoja edhe për stafin arsimor. Ai thotë se mungesa e nxënësve rrezikon fondin e orëve si për profesorët e lëndëve profesionale, ashtu edhe për ata të lëndëve të përgjithshme.

“Një profesor i lëndës proefesionale i ka 3 ose 4 orë në javë. Paramendoni një drejtim mos të jetë, po e marim si shembull shpedicionin, aty i pamundësohet fondi i orëve dhe mund ta ngelin edhe pa punë, Jo vetëm të lëndëve profesionale por edhe te lëndët e përgjithshme: histori, anglisht, matematikë, gjuhë shqipe, me një fjalë të gjithë jemi të rrezikuar tej mase”. – Kastriot Kasapi, mësimdhënës, shkolla profesionale QSHA “Boro Petrushevski”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments