BallinaLajmeEkskluzive/ Në UÇK 4 muajt e fundit, flet ish shefi i tij...

Ekskluzive/ Në UÇK 4 muajt e fundit, flet ish shefi i tij Bislim Zyrapi: Dritan Goxhaj ishte nën urdhrat e mia në operacionin ‘Shigjeta’ (VIDEO)

Dritan Goxhaj, një personazh që së fundmi ka marrë një rol protagonisti në protestat para Kryeministrisë apo edhe të martën në sherrin para Kuvendit, kur edhe u shoqërua nga policia, thoshte pak ditë më parë në një intervistë se ai ka qenë nën urdhrat e Bislim Zyrapit, ish shefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK, duke iu përgjigjur kështu akuzave se ai nuk ka qenë asnjëherë pjesë e luftës së Kosovës.Report Tv kontaktoi ekskluzivisht me ish komandantin, Bislim Zyrapi.

Pyetje se a është e vërtetë që Dritan Goxhaj në 1999 ka qenë nën urdhrat e tij, Zyrapi jep këtë përgjigje.”Është e vërtetë dhe të kuptohet një sen. Unë kam qenë në atë kohë, kur Dritani është kyçyr, kam qenë komandant i operacionit Shigjeta. Kam drejtuar gjithë atë operacionin. Dhe Dritani ka qenë i kyçyr, pra ka qenë e pjesë e operacionit”, tha Zyrapi. Gjatë bisedës me Report Tv ish komandanti i njohur i luftës së Kosovës lë të nënkuptohet se Dritan Goxhaj nuk ka qenë në vijën e parë të frontit.

“Të gjithë janë vijë të frontit. Qoftë prapavija, edhe veprimet e tjera, mund të jenë edhe prapavijë. Ka dhe dokumente të tjera që tregojnë në cilën kohë ka qenë i kyçur.

Për debatet e krijuara në Tiranë apo edhe në Prishtinë, Zyrapi jep vetëm këtë koment, duke iu referuar edhe leximit nga ana e Goxhajt në protestë të 5 kërkesave të protestuesve.

“Mbas 30 vitesh të flitet për këtë çështje, nuk e di. Dritani nuk është prezantuar si ish ushtar i UÇK, apo në emër të UÇK, apo në emër të veteranit”, u shppreh ish Shefi i Shtabit të Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës. 

Nga hulumtimi i dokumenteve, Report Tv ka zbuluar se Dritan Goxhaj ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës vetëm më pak se 4 muajt e fundit të luftës, nga 1 marsi 1999 deri në qershor, kur mbaroi lufta. Këtë e ka konfirmuar edhe babai i tij., Dilaver Goxhaj, i cili ka mbajtur postin e zv. Shefit të Përgjithshëm të Shtabit të UÇK, në një intervistë ku thoshte se djalin e dinte emigrant në Greqi për një shkollë aviacioni, kur papritur në mars 1999 mësoi se ai ishte bërë pjesë e UÇK si shoqërues i disa oficerëve amerikanë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments