5.8 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmePrilep / Shitësit e drogës janë paraburgosur,në aferë të përfshirë edhe zyrtarë...

Prilep / Shitësit e drogës janë paraburgosur,në aferë të përfshirë edhe zyrtarë policorë

Policia arrestoi gjashtë persona pas kontrolleve në 16 vendndodhje në Prilep, për lidhje me shitjet e drogës në qytet. Të arrestuarit janë midis moshës 30 dhe 40 vjeç.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Toni Angelovski tha se pas bastisjeve u konfiskuan tre automjete, para dhe disa celularë.

Ky hetim është filluar që nga shtatori i vitit të kaluar, dhe Ministria e Brendshme thotë se janë përfshirë disa persona, përfshirë edhe policë.

“Organizatorët gjithashtu kishin lidhje të ngushta me oficerë policie, të cilët ndikuan që ata të mos ndërmarrin veprime zyrtare,” tha Angelovski.

Ministria e Brendshme njoftoi se hetimi vazhdon për të vërtetuar përgjegjësinë penale të punonjësve të policisë, si dhe personave të tjerë për të cilët ekzistojnë bazat e dyshimit se ata janë të përfshirë në trafikun e drogës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments