3.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmePresidentja Vjosa Osmani reagon: Veprimet e Policisë legjitime – suksesi i tyre...

Presidentja Vjosa Osmani reagon: Veprimet e Policisë legjitime – suksesi i tyre varet nga koordinimi me aleatët

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas zhvillimeve në Veriun e Kosovës, ku gjatë gjithë ditës ka pasur tensione.

Ajo ka thënë se ”sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm“.

”Ndaj mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me Kushtetutë dhe me ligj. (Neni 2 i Kushtetutës)”, ka shkruar Osmani në Facebook, të premten.

Me tutje, Osmani ka shtuar se veprimet e Policisë së Kosovës ndaj strukturave ilegale e bandave kriminale të Vuçiqit janë legjitime, në realizim të detyrave të tyre kushtetuese dhe në mbrojtje të të gjithë qytetarëve, pa dallim.

”Qëndrueshmëria, jetëgjatësia dhe suksesi i këtyre veprimeve varen njëkohësisht edhe nga koordinimi me aleatët që ishin dhe mbeten garantues të sovranitetit dhe pavarësisë sonë.Bashkë, jemi gjithnjë më të fortë“, ka deklaruar e para e shtetit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments