15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeNdërkombëtarët kritikuan qeverinë për situatën në veri, reagon shefi i kabinetit të...

Ndërkombëtarët kritikuan qeverinë për situatën në veri, reagon shefi i kabinetit të Kurtit,Luan Dalipi.

hefi i kabinetit të kryeministrit të Kosovës, Luan Dalipi ka reaguar ndaj kritikave të ndërkombëtarëve, pasi kritikuan Qeverinë e Kosovës për zhvillimet në Veri.

Dalipi është kundërpërgjigjur duke thënë se “nëse ruajtja e ‘stabilitokracisë’ do të thotë mbyllja e syve ndaj sulmeve të orkestruara kundër institucioneve tona, atëherë jo faleminderit”.

“Nuk ka alternativë për ruajtjen e shtetit ligjor dhe demokracisë. Nëse ruajtja e ‘stabilitokracisë’ do të thotë mbyllja e syve ndaj sulmeve të orkestruara kundër institucioneve tona nga një grusht kriminelësh dhe huliganësh të paguar nga Beogradi dhe në listën e zezë të Thesarit në SHBA, atëherë jo faleminderit”- ka shkruar ai në Twitter.

Dalipi e ka krahasuar presidentin serb, Aleksandër Vuçiq me Sllobodan Millosheviqin duke thënë se po i përdor taktikat e njëjta.

“Autoritari i krahut të djathtë me lidhje të forta me Moskën Vuçiq, i cili përdor taktikat e viteve ’90 të Millosheviçit për nxitjen e dhunës dhe urrejtjes, po orkestron një tjetër dhunë në veri të Kosovës. Kjo është për të larguar vëmendjen nga problemet në vendin e tij Serbinë” – është shprehur Dalipi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments