9.4 C
Tetovo
E shtunë, 19 Prill, 2025
BallinaLajmePresidentja i kthen përgjigje Kryesuesit Dehari

Presidentja i kthen përgjigje Kryesuesit Dehari

Presidentja Vjosa Osmani i ka kthyer përgjigje kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, i cili iu drejtua asaj me kërkesën për “sugjerime” pasi e ndërpreu seancën për shkak të mosmiratimit të raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve.

Në këtë letër, Osmani thotë se Kushtetuta i detyron të jetësojnë e jo të bllokojnë procese.

“Si pikënisje, konsideroj se duhet pasur parasysh, se duke u bazuar në frymën e Kushtetutës, dispozitat që ndërlidhen me konstituimin e institucioneve shtetërore duhet të interpretohen në mënyrë që ta mundësojnë – dhe jo ta pengojnë – themelimin dhe funksionimin kushtetues të tyre”.

Në këtë letër, ajo ka përmendur Aktgjykimin e vitit 2014 të Gjykatës Kushtetuese dhe ka bërë thirrje që seanca konstitutive ta vazhdojë jo më vonë se brenda dyzet e tetë orëve nga ndërprerja e saj.

“Rrjedhimisht, gjithashtu ju rikujtoj se fryma e Kushtetutës, praktika gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit të Kosovës, ju obligon që seancën konstitutive ta vazhdoni jo më vonë se brenda dyzet e tetë (48) orëve nga ndërprerja e saj. Andaj ju ftoj që në përputhje me autorizimet tuaja si kryesues i seancës konstituive  të Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit, efektive që nga data 8 prill 2025, ta realizoni seancën konstituive në përputhje me parimet kushtetuese të përmendura më lart, Rregulloren e Kuvendit si dhe legjislacionin në fuqi”, thuhet në letrën e Osmanit dërguar Deharit.

Në letrën që Dehari i çoi Osmanit i kërkoi sugjerime për “opsionet e mundshme përpara”.

“Në pamundësi të votimit të raportit për verifikimin e mandateve, në cilësinë e Kryesuesit e kam ndërprerë seancën konstituive. Në këto rrethana, të një situate të paprecedent, unë ju drejtohem juve si Presidente e Republikës për sugjerime për opsionet e mundshme përpara”, thuhej në këtë letër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments