8.6 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmePresidenti Pendarovski do të presë kryeministrin Zaev dhe anëtarët e qeverisë

Presidenti Pendarovski do të presë kryeministrin Zaev dhe anëtarët e qeverisë

Presidenti Stevo Pendarovski, sot në ora 13:00 do të presë Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev dhe anëtarët e Qeverisë së re.

Me 62 vota “pro” dhe 51 “kundër” në Parlament mbrëmë para mesnatës, u zgjodh Qeveria e re e Republikës së Maqedonisë Veriore, e udhëhequr nga Kryeministri Zoran Zaev.

Në fjalën e tij përmbyllëse para deputetëve, Zaev tha se vendi, i cili tani është anëtar i NATO-s dhe ka një vendim për negociata me BE-në, me përkushtim dhe punë të përbashkët do të ketë institucione me të cilët të gjithë do të jenë krenarë. Shpalli angazhim të plotë për ekonominë, forcimin e standardit ekonomik, perspektivën për të rinjtë në sektorin privat, tërheqjen e sa më shumë investimeve të huaja.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments