6.9 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajme“Presidenti i shtetit shqiptar” Zaevi i përgjigjet Ali Ahmetit,“dëshiroj të jem gjallë...

“Presidenti i shtetit shqiptar” Zaevi i përgjigjet Ali Ahmetit,“dëshiroj të jem gjallë e shëndoshë që të arijë këtë moment”.?!

“Ambicie të mirë” e ka quajtur kryeministri Zoran Zaev paralajmërimin e lideri të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti se barrikada e ardhshme e partisë së tij do të jetë “presidenti i shtetit të jetë shqiptar”.

Zaev tha se presidenti zgjedhjet nga qytetarët dhe nuk është marrëveshje politike mes partive, megjithatë shtoi, se “dëshiron të jetë gjallë dhe shëndoshë që të presë këtë moment”.

Por tha, se për këtë vendosin qytetarët të të gjithë komuniteteve kur do të jenë të gatshëm të votojnë një president jomaqedonas.

“Për një dimension të këtillë politikë për kryetar shqiptar të Maqedonisë së Veriut me të vërtetë do ta presë momentin kur qytetarët edhe maqedonas, edhe shqiptar, edhe serbë, edhe vlleh dhe turq do të jenë të gatshëm të zgjedhin qytetar jomaqedonas. Ky është vend i yni i përbashkët dhe të gjithë jemi të lindur këtu. Prindër, gjyshër kanë lindur dhe ardhmëria është e përbashkët. Kryetari zgjedhjet nga qytetarët dhe kjo nuk është marrëveshje mes partive politike dhe se nuk e zgjedh Kuvendi apo Qeveria. Dua ta pres këtë moment, të jem gjallë dhe shëndosh unë dhe të gjithë ne që do të thotë afirmim i individit si personalitet”, tha Zaev, transmeton TV21.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments