11.1 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaSportPresidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, MuhameD Sejdini pas fitores ndaj...

Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, MuhameD Sejdini pas fitores ndaj Kosovës: Keni gëzuar familjet tona

Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini përcjell urimet e tij drejtuar përfaqësueses A të Maqedonisë për kualifikimin në finalen e Ligës së Kombeve si dhe përfaqësueses U21 të vendit për paraqitjen e shkëlqyeshme në eliminatoret për Evropianin për të rinj.telegrafi

“Do të doja të përcjell urimet e mia të sinqerta dhe të përzemërta deri te gjithë ju, futbollistë, staf teknik dhe gjithë ata që dhanë kontribut për rezultatin e madh dhe mundësinë e përfaqësueses së Maqedonisë për të luajtur në finalen e Ligës së Kombeve për kualifikim në Kampionatin Evropian, si dhe për fitoren e përfaqësueses U21 në eliminatoret për Kampionatin Evropian për të rinj”.

“Përfaqësuesja A e vendit tregoi cilësi të madhe dhe kualifikimi në finalen e Ligës së Kombeve është dëshmi për punën e mirë që bëhet dhe talentin e kësaj gjenerate”.

“Me mund dhe sakrificë , me unitet dhe besim në veten tuaj gjithë vendit i keni sjellë vlerën më të madhe, keni kthyer shpresën dhe gëzimin në çdo familje”.

“Ju jeni gjenerata jonë më e suksesshme dhe duhet të jeni krenarë për mënyrën se si promovoni vendin dhe futbollin tonë”.

“Triumfi dhe kualifikimi në finale është dëshmi se edhe një vend i vogël si Maqedonia mund të arrijë një hap pranë rezultatit historik dhe për këtë bashkërisht duhet të vazhdojmë drejt qëllimit të njejtë dhe të tregojmë se ëndrrat mund të bëhen realitet me shumë mund dhe përkushtim”, përfundon urimin e tij presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments