8.1 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeAlternAtivA – Kumanovë: Pushtetet ndryshojnë, por huqin antishqiptar nuk e harrojnë

AlternAtivA – Kumanovë: Pushtetet ndryshojnë, por huqin antishqiptar nuk e harrojnë

Partia Alternativa – dega në Kumanovë ka shprehur kritika të ashpra dhe ka shprehur keqardhje lidhur me veprimet me avazin e njejtë antishqiptar të këtij pushteti ndaj shqiptarëve.

Reagimi ka të bëjë me punësimin nga LSDM të vëllait të Boban Iliqit, vrasësit të Almir Aliut, 4 vjeçarit nga Kumanova. Ja komunikata e plotë:

Sot jemi këtu që të ndajmë edhe një informacion me opinionin, për të dëshmuar kështu edhe njëherë se ky pushtet vazhdon të ketë standarde të tjera për shqiptarët.

Ashtu si në qeverisjen VMRO-BDI, kur një vrasës si Johan Tarçullovski mbrohej me paratë e shtetit, që i nënshkruante ministri shqiptar i BDI-së, këto ditë po shpërblehet edhe një kriminel tjetër. Është ky Bojan Iliqi, vëllai i Boban Iliqit, vrasësit të Almir Aliut nga Kumanova. Ashtu si Tarçullovski që shpërblehej dikur, sot vëllai i Boban Iliqit punësohet në Njësinë e Zjarrfikësve të Kumanovës. Sa për informacion, kur ndodhi vrasja e Almirit, bashkë me Bobanin ishte edhe Bojani për ta ndihmuar vëllain e tij vrasës në veprimin e tij makabër. Dhe, në vend që të dënohet, ai shpërblehet.

Prandaj jemi sot këtu që, në emër të Alternativës – dega Kumanovë, që ta shprehim shqetësimin e thellë të kumanovarëve, por edhe të gjithë shqiptarëve në përgjithësi për një dukuri që, përveçse na përsëritet, na poshtëron si komb dhe e dëshmon më së miri se pushtetet ndryshojnë, por huqet antishqiptare mbeten.

Dikur Nikolla Gruevski me shqipfolësit e BDI-së, ndërsa sot Zaevi, Maksim Dimitrievski e shqipfolësit e njëjtë, po veprojnë njësoj ndaj shqiptarëve. Me këtë edhe një herë po dëshmohet se “shoqëri për të gjithë” ka vetëm për ata që nuk janë shqiptarë dhe, aq më keq, për ata që lënë gjurmë antishqiptare.

Nisur nga kjo, u bëjmë thirrje institucioneve të pushtetit qendror, por edhe atyre lokale në Kumanovë, që ta marrin seriozisht këtë reagim dhe të veprojnë duke ndaluar me këso sjellje, sepse këto janë ekzemplarët më tipikë se si mund t’u vihet zjarri marrëdhënieve ndëretnike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments