10.3 C
Tetovo
E enjte, 16 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaPresidenti amerikan Joe Biden ka rikthyer traditën e darkës vjetore të korrespondentëve...

Presidenti amerikan Joe Biden ka rikthyer traditën e darkës vjetore të korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë pas një ndërprerjeje gjashtëvjeçare.

Ai u anulua për dy vjet për shkak të pandemisë dhe u bojkotua nga Donald Trump kur ishte në detyrë.

Komediani dhe drejtuesi i The Daily Show, Trevor Noah, drejtoi eventin.

Kim Kardashian, Pete Davidson, Dreë Barrymore dhe Chris Tucker ishin ndër të ftuarit e njohur.

Biden tha se ai është presidenti i parë që merr pjesë në këtë ngjarje që nga viti 2016 duke hedhur një kunj ndaj Donald Trump.

“Kjo është hera e parë që një president merr pjesë në këtë darkë në gjashtë vitet e fundit. Është e kuptueshme,” tha ai.

Kur u ngjit në skenë më vonë, Noah shtoi: “Është vërtetë bukur të kesh edhe një herë një president që nuk ka frikë të vijë në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë dhe të dëgjojë shaka për veten e tij”.

Noah i tha Biden: “Që kur ju keni ardhur në detyrë, gjërat po shkojnë vërtet mirë. Gazi është rritur, qiraja është rritur, ushqimi është rritur. Gjithçka.”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments