12.9 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajme“Politika ende ndikon në Prokurori”, Bajrami: Është e pranishme gjithkund, duhet të...

“Politika ende ndikon në Prokurori”, Bajrami: Është e pranishme gjithkund, duhet të heqë dorë!

Po sa vepron Prokuroria kur Komisioni Antikorrupsion alarmon për shkelje të ndryshme? Anëtari i Antikorrupsionit, Nuri Bajrami, duke folur në 10 minuta u shpreh se një numër i vogël i lëndëve të tyre kanë pasur epilog, ndërsa shton se mungon reforma esenciale në shkëputjen e plotë të politikës nga gjyqësori. Ai pohon se politika vazhdon t’i ketë duart gjithkund, madje edhe në Prokurori!

NURI BAJRAMI, ANËTAR ANTIKORRUPSION
“Politika duhet të heqë dorë nga emërimi…
-Akoma nuk ka hequr dorë?
-Jo nuk ka hequr! Definitivisht politika është prezente në emërim, shkarkim, përcaktim, se keni edhe persona që shkojnë nga organet inokoste dhe nuk janë emërime klasike, nuk heq dorë, ndikimi është prezent!

  • Ku është prezent ndikimi?
  • Prezente është gjiithkund!
  • Edhe në Prokurori?
  • Gjithkund! Dhe ju them se ajo reformë e nisur në sistemin gjyqësor dhe hetuesi, prej 2007-tës nëse nuk gaboj, ende nuk është rrumbullakos siç duhet!”
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments