19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeMEDRESANTËT E “ISA BEUT” KËRKOJNË TË REGJISTROHEN NË UNIVERSITETE

MEDRESANTËT E “ISA BEUT” KËRKOJNË TË REGJISTROHEN NË UNIVERSITETE

Në Tetovë, nxënësit e Medresesë “Isa Beu” përmes një proteste kanë shfaqur pakënaqësitë e tyre rreth pamundësimit për t`u regjistruar nëpër universitete publike apo private. Ata thonë se ndjehen të diskrimunuar nga sistemi dhe kërkojnë zgjidhje urgjente të kësaj cështjeje. E ardhmja jonë është e pasigurtë andaj institucionet kompetente duhet që urgjentisht ta zgjidhin këtë cështje – thanë protestuesit.

“A munden medresantët pas përfundimit të kësaj shkolle, sikurse krejt nxënësit tjerë të RMV-së të regjistrohen në universitetet publike dhe private. Sigurisht, përgjigja është Jo! Arsimi I mesëm është I detyrueshëm në RMV. Jetojmë në një shtet ku po na vriten ëndrrat, ku pesimizmi zë vendin e optimizmit. Ka disa vite ku në institucionet e këtij vendi demokratik kërkesat tona hasin në vesh të shurdhër nga Rijaseti I BFI-së në RMV, gjithashtu nga Ministria e Arsimit dhe Qeveria e RMV-së. Sot ne marshojmë për të dëgjuar Ju zërin tonë. Mjaft ishte, duam drejtësi, duam arsimim të barabartë si të gjithë bashkëmoshatarët tonë. Edhe ne jetojmë në mesin tuaj.  Ne këtu kemi ardhur për t`iu kujtuar; A keni ndërgjegje? Jeni duke gabuar. Duke shkatëruar të tashmen tonë, shkatëroni edhe të ardhmen tuaj” – thanë nxënësit  në prononcimin për protestën.

Kërkesën e tyre ata e dërguan edhe në zyrat e Myftinisë së Tetovës, por atje nuk kishte akush për t`I pritur.

“Protesta është paraqitur që dje, kanë qenë në dijeni nga Myftinia e Tetovës. E shihni edhe vetë se edhe arkiva është e mbyllur, s`ka askush për t`ia dorëzuar kërkesën. Ne si prind jemi të obliguar t`u qëndrojmë afër fëmijëve për të kërkuar të drejtat e tyre sic I kanë nxënësit tjerë të shkollave të mesme, t`i kenë edhe nxënësit e Medresesë “Isa Beu” – tha prindi I një medresanti.

Marshi do të vazhdojë derisa të jemi të barabartë sikurse nxënësit tjerë në RMV – thanë në fund nxënësit e Medresesë “Isa Beu”. /KlanMacedonia

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments