Policia jep detaje për aksionin policorë në RMV, janë konfiskuar dokumentacion voluminoz dhe celularë
Në aksionin që u zbatua dje në Sektorin për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta në Ministrinë e Punëve të Brendshme janë kryer bastisje në 16 lokacione dhe është konfiskuar dokumentacion voluminoz dhe celularë.Siç informuan sot nga MPB, aktivitetet janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorinë publike rreth lëndës e cila është në procedurë parahetimore, ndërkaq i referohet keqpërdorimit dhe marrëveshjes mes operatorëve ekonomik dhe të punësuarve në Sektorin për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta në MPB lidhur me furnizimin e zbatuar publik për nevojat e Ministrisë.
Celularët dhe dokumentacioni do të jenë pjesë e analizës dhe ekspertizës së mëtutjeshme, ndërsa siç informoi MPB, janë kryer edhe biseda zyrtare me disa persona.