11.8 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmePolicia futet në Çair, arreston katër dilerë droge

Policia futet në Çair, arreston katër dilerë droge

Dje (26.08.2019), në bazë të një urdhëri gjyqësor, Njësia për Tregëti të palejuar me drogë dhe armë pranë SPB Shkup, kanë kryer kontroll në shtëpinë e F.P (43vjeçar) në Çair, njofton Zhurnal.

Gjatë bastisjes janë gjetur disa qese me heroinë, kutia ku ka patur 60 paketime të vogla me heroiinë dhe një qese me mbetje të heroinës. F.P është arrestuar në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngritet padi adekuate.

Gjithashtu, me urdhër të gjykatës, është kryer bastisje edhe në shtëpinë e vëllaut të tij F.P (51), gjithashtu në Çair. Atje është gjetur marihuanë, vagë digjitale me mbetje nga marihuana, revole “Ekol Firat Magnum EF810399 Voltran”.

F.P dhe djali i tij B.P janë arrestuar dhe pas dokumentimit të rastit do të ngritet padi adekuate ndaj tyre.

Të njejtën ditë, me urdhër të gjyqit, është kryer bastisje edhe në shtëpinë e G.P 41 vjeçar në Çair. Gjatë bastisjes është gjetur materje pluhur ngjyrë kafe, vagë digjitale dhe mbetje nga materia e gjetur. G.P është arrestuar dhe pas dokumentimit të plotë, kundër tij do të ngritet padi adekuate.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments