8.6 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmePolicia e Kosovës thotë se situata në veri është qetësuar

Policia e Kosovës thotë se situata në veri është qetësuar

 Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas përshkallëzimit të situatës të sotme në veriun e vendit, janë ndërmarrë masa ku janë larguar mjetet transportuese, është bërë pastrimi  i rrugëve, dhe tashmë situata është e qetë.

Policia thotë se individë dhe grupe të caktuara kriminale, përveç sulmeve ndaj zyrtarëve policorë, ku janë lënduar 5 prej tyre, kanë tentuar të bllokojnë rrugë të ndryshme me zhavor, gurë dhe mjete të rënda transportuese.

“Ashtu siç është bërë e ditur përmes njoftimeve zyrtare, sot Policia e Kosovës (PK), sipas autorizimeve ligjore dhe kushtetuese ka asistuar kryetarët e komunave veriore në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare komunale”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Me qëllim të parandalimit të rrezikut të drejtpërdrejtë të shfaqur ndaj jetës së zyrtarëve policorë, në njoftim është thënë se njësitet policore relevante në vetëmbrojtje janë detyruar të reagojnë me mjetet e tyre të ligjshme, përfshirë gazin lotsjellës për shpërndarje të turmës, dhe për t’ua mundësuar hyrjen kryetarëve në objekte komunale.

Në njoftimin për media është thënë se kryetarët e komunave pas veprimeve policore, kanë hyrë në objektet komunale, në vendet e tyre të punës.

“Si pasojë e sulmeve pesë (5) zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të lehta trupore, janë dëmtuar katër (4) automjete zyrtare, njërës prej tyre iu ishte vënë zjarri duke u dëmtuar në tersi, janë dëmtuar disa vetura civile përfshirë të gazetarëve, si dhe tri (3) vetura të EULEX-it. Po ashtu në disa raste në lokacione të ndryshme janë dëgjuar të shtëna me armë, për të cilat po kryhen

hetime në bashkëpunim me organet e drejtësisë”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Gjithashtu, është thënë se hetimet dhe veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, për rastin e cilësuar si “Cenim i Rendit Kushtetues & Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm & Dëmtim Asgjësim i Pasurisë”.

Pas përshkallëzimit të situatës në veri, ShBA ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për masa të dhunshme në veri. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se këto aksione të Qeverisë së Kosovës po përshkallëzojnë situatën në veri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments