11.5 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajmePo kontrollohen kamerat e sigurisë, autopsia thotë se kuajt e ngordhur në...

Po kontrollohen kamerat e sigurisë, autopsia thotë se kuajt e ngordhur në Kopshtin Zoologjik të Shkupit ishin helmuar

Tre kuajtë që ndordhën në Kopshtin Zoologjik të Shkupit rezultojnë të jenë helmuar, përcjell TV21. Nga “ZOO Shkup” thonë se po kontrollohen kamerat e sigurisë dhe se po kërkohet autori.

“Rezultatet zyrtare të gjetjeve të autopsisë tregojnë se kuajt në Kopshtin Zoologjik të Shkupit janë helmuar me helm me veprim të shpejtë. Rezultatet e autopsisë i janë dorëzuar Ministrisë së Brendshme dhe Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë për veprime të mëtejshme. Edhe “ZOO Shkup” ka bërë kallëzim zyrtar penal, ndërsa autori është në kërkim aktiv dhe po kontrollohen të gjitha pamjet e kamerave të sigurisë. E dënojmë ashpër një veprim të tillë të turpshëm dhe frikacak dhe i bëjmë thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Prokurorisë që të veprojnë sa më shpejt për të sanksionuar autorin”, thonë nga Kopshti Zoologjik i Shkupit./tv21.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments