21.4 C
Tetovo
E martë, 16 Prill, 2024
BallinaLajmePlusinfo.mk / Zaevi mund ta largojë edhe Ali Ahmetin nga Qeveria

Plusinfo.mk / Zaevi mund ta largojë edhe Ali Ahmetin nga Qeveria

Zoran Zaevi me largimin e tij nga posti i kryeministrit mund ti faleminderohet edhe ministrave të BDI-së, duke i larguar nga postet ministrore në Qeverinë teknike. Kjo bëhet e ditur nga portali Plusinfo, e cila paralajmëron këtë skenarë, përcjell INA.

Sipas këtyre paralajmërimeve, vendet e ministrave të BDI-së do të plotësohen nga kuadro të PDSH-së dhe Alternativës, që janë pjesë e koalicionit aktual qeverisës. Plusinfo citon edhe një deklaratë të dhënë mbrëmë nga deputeti i BDI-së, Artan Grubi i cili nënvizoi se koalicioni funksionon në kushte normale.

Për raportet brenda koalicionit qeveritar, LSDM-ja do të diskutojë deri në fund të javës dhe më pas do të jetë më e qartë nëse formimi i qeverisë teknike e cila do t’i zbatojë zgjedhjet do të thotë edhe ndërprerje e bashkëpunimit mes LSDM-së dhe BDI-së.

linku https://plusinfo.mk/%d0%b7%d0%b0%d0%b5%d0%b2-%d0%bc%d0%be%d0%b6%d0%b5-%d0%b4%d0%b0-%d0%b3%d0%be-%d0%bf%d0%be%d0%b2%d0%bb%d0%b5%d1%87%d0%b5-%d0%b8-%d0%b0%d1%85%d0%bc%d0%b5%d1%82%d0%b8-%d0%bd%d0%b0%d0%b4%d0%b2%d0%be%d1%80/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments