15.7 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeMinistri i Kulturës Hysni Ismaili inauguroi Qendrën Informative Kulturore të...

Ministri i Kulturës Hysni Ismaili inauguroi Qendrën Informative Kulturore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Stamboll

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, po qëndron për vizitë pune në Stamboll, Republika e Turqisë, ku sot mbajti fjalim në ceremoninë ku u hap Qendra Informative Kulturore e Republikës së Maqedonisë së Veriut në këtë qytet.
Në fjalimin e tij përshëndetës, ministri Ismaili theksoi se në vitet në vazhdim, Qendra do të jetë një seli kryesore për prezantimin e artistëve dhe projekteve nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Stamboll. Ai përkujtoi se Qeveritë e Republikës së Turqisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut kishin nënshkruar më parë një Marrëveshje për themelimin dhe aktivitetet e qendrave kulturore, e cila është rezultat i një numri të madh të projekteve që u realizuan në të dyja vendet dhe të cilat me një dinamikë të madhe e kanë thelluar dhe avancuar bashkëpunimin bilateral ndërmjet të dyja vendeve.
“Në pajtim me Marrëveshjen, Republika e Maqedonisë së Veriut e ka fituar këtë hapësirë në ndërtesën “Sejran”, e cila e ka statusin e trashëgimisë kulturore dhe ndodhet në pjesën qendrore të qytetit, në sheshin “Taksim”. Projektet dhe programet që do të prezantohen në QIK do të jenë një konfirmim i angazhimeve tona të përbashkëta për ta thelluar bashkëpunimin bilateral kulturor ndërmjet të dyja shteteve tona miqësore. Ministria e Kulturës, sikurse edhe deri më tani, ashtu edhe në të ardhmen, do ta japë mbështetjen e saj për promovimin më intensiv të kulturës në Stamboll, ndërsa kjo hapësirë, jam i bindur, së shpejti do të bëhet një qendër e vërtetë e kulturës, bashkëpunimit dhe miqësisë”, theksoi ministri Ismaili.
Ai shtoi se Republika e Turqisë, nga ana tjetër, e mori në shfrytëzim të përkohshëm të mirën kulturore “Kurshumli An” për 10 vjet, e cila do të restaurohet plotësisht në këtë periudhë. Procedura për regjistrimin e QIK-së së Republikës së Turqisë në Shkup tashmë ka përfunduar, është lëshuar Leja e konservimit dhe restaurimit të objektit “Kurshumli An” dhe Vendimi për emërimin e arkitektit të autorizuar për mbikëqyrjen e kryerjes së punimeve të mbrojtjes së drejtpërdrejtë, ndërsa ka përfunduar edhe dorëzimi i çelësave të objektit “Kurshimli An” drejtorit të Institutit “Junus Emre”.
Në fjalimin e tij, ministri i Kulturës e falënderoi drejtorin e Qendrës Informative Kulturore në Stamboll, Ramadan Ramadani, të cilit i uroi shumë suksese në punën e tij të mëtutjeshme, pastaj e falënderoi Qeverinë dhe Ministrinë e Kulturës së Republikës së Turqisë, përfaqësuesit e ministrive kompetente të Kulturës dhe Punëve të Jashtme, me mbështetjen e të cilave u bë realizimi i kësaj iniciative.

Image may contain: one or more people, people standing and suit
Image may contain: 2 people, people standing
Image may contain: 5 people, people standing
Image may contain: 13 people, people smiling, people standing
Image may contain: 3 people, people smiling, people standing, suit and indoor
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments